Sot në Komunën e Malishevës, për një vizitë pune ka qëndruar Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit i udhëhequr nga Sherif Zejnullahu, ku është takuar me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa temë e takimit ishte njohja me punën e këshillit dhe çështje tjera, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorit.
Në njoftimin e komunës, thuhet se Begaj, e ka vlerësuar punën dhe rolin e këshillit dhe ka shprehur gatishmërinë e komunës për bashkëpunim me këtë këshill, me qëllimin e vetëm, që konsumatori të jetë i mbrojtur gjatë konsumit të përditshëm.
Ndërsa, Zejnullahu pasi e prezantoi punën dhe detyrimet që kanë, paraqiti edhe idenë e hapjes së një zyre për konsumatorët, me qëllim që konsumatorit të mund të marrë këshillat e nevojshme, apo edhe ti paraqes rastet e shkeljes së të drejtës së konsumatorit.
Në këtë takim, morën pjesë edhe udhëheqësi i shoqatës për mbrojtje të konsumatorit, Selatin Kaçaniku, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati e zyrtarë tjerë lokal.