05-08-2020

Komuna e Malishevës ka shpallë konkurs për 200 bursa për studentë

Në kuadër të përkrahjes për studentët nga Komuna e Malishevës, Drejtoria për Arsim dhe Edukim, ka shpallë konkurs për ndarjen e 200 bursave për student të Komunës së Malishevës, për vitin akademik 2020.

Konkursi është bërë publik me datë 6 korrik dhe është i hapur për aplikim deri më 21 korrik, dhe me këtë rast ftohen të gjithë studentët që i plotësojnë kriteret, të aplikojnë për të qenë përfitues të bursës komunale.

Komuna e Malishevës, për çdo vit ndanë bursa për studentë të cilët studiojnë në universitet publike, brenda Republikës së Kosovës.

  • Bursat që do të ndahen këtë vit, kanë vlerë prej 50 euro për muaj dhe bursë do të jepet për gjashtë muaj, që i bie se 200 studentë, do të përfitojnë nga 300 euro.

    Të gjithë studentët që duan të aplikojnë për bursë, aplikacionin mund ta marrin në zyrën e pritjes në objektin e ri të Komunës së Malishevës, deri më 21 korrik 2020.

    Asnjë koment

    Comments are closed.