24-11-2024

Komuna e Prizrenit fton qytetarët të raportojnë për gjendjen nëpër rrugë

Të reshurat e borës, që nisën nga mëngjesi dhe po vazhdojnë ende, varësisht nga zonat kanë krijuar trashësinë prej rreth 15-20 centimetra, ndërsa Komuna e Prizrenit, ka ftuar qytetarët që të njoftojnë për gjendjen në komunë,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

“Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të borës që nga mbrëmja, rrugët kryesore të qytetit janë të hapura dhe po punohet në vazhdimësi për pastrimin edhe të rrugëve dytësore dhe atyre që lidhen me fshatrat”, është shkruar në ueb faqen zyrtare të Komunës.

Me këtë rast ftohen qytetarët për kujdes të shtuar në vozitje dhe për çdo urgjencë të lajmërojnë në Qendrën e Thirrjeve tek numri pa pagesë 0800 19 200 ose në Viber dhe WhatsApp tek numri +383 45 119 200. /Gazetae Prizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.