Komuna e Prizrenit lidhë kontratë të kundërligjshme me OJQ, me vlerë mbi 248 mijë euro
Skandalet me tenderë nuk kanë të ndalur në Komunën e Prizrenit, me në krye Mytaher Haskuken. Kësaj radhe kjo komune ka blerë shërbime shëndetësore nga ‘Caritas Kosova’, e cila është Organizatë joqeveritare, gjë e cila është e ndaluar dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, gjithashtu kjo komune nuk kishte kërkuar listën e punonjësve shëndetësorë dhe as dëshmi se punonjësit shëndetësorë janë të licencuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, me këtë veprim është rrezikuar edhe shëndeti i qytetarëve të Prizrenit shkruan Gazeta Metro.
Kjo komunë ka bërë shkelje të rënd sipas ligjit të prokurimit, ata përmes tenderimit kanë blerë shërbime shëndetësore nga ‘Caritas Kosova’, me procedurë të prokurimit kontratë kornizë ne vlere prej 248.870,00€.
E gjithë kjo procedurë është realizuat ne kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik (LPP) pasi që përmes këtij ligj nuk parashihen punësimet, ndërsa Komuna e Prizrenit ka përdorur procedurën ne fjalë për punësimin e doktorëve dhe infermiereve përmes OJQ’së, çka vlenë të theksohet se kapacitetet teknike dhe profesionale të kërkuara në njoftimin për kontratë nuk përkojnë me natyrën e shërbimeve, pasi që Komuna nuk ka paraqitur në mënyrë specifike kualifikimet për doktor dhe motra medicionale qe do te angazhohen, si dhe nuk është kërkuara përvojë e doktorëve dhe motrave medicionale. E çka është me e rëndësishmja kjo komune nuk ka kërkuar as dëshmi se punonjësit shëndetësorë janë të licencuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
E njëra ndër to është edhe Komuna e Prizrenit, e cila përveç që ka vepruar kundërligjshëm duke lidhur kontratë me OJQ, ata nuk kanë kërkuar fare listën e punonjësve shëndetësorë dhe nuk kanë kërkuar dëshmi se punonjësit shëndetësorë janë të licencuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetareve të Prizrenit, shkruan Gazeta Metro.
Kjo është edhe njoftim-kontrata që Komuna e Prizrenit ka lidhur kontrat të paligjshme me Caritas Kosova’.
E këtë e ka vënë në pah edhe organizata INPO përmes një monitorimi mbi Prokurimin Publik në Komunat e Kosovës.
Të gjeturat nga organizata INPO tregojnë se OJQ “Caritas Kosova”, fituese e këtyre kontratave është e licensuar vetëm në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare, respektivisht “Ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për persona të moshuar, persona me aftësi të kufizuara dhe fëmijë të margjinalizuar në nivel nacional. Nr. i licencës 30/2018.67 Tutje, Komuna e Prizrenit dhe Suharekës, nuk kishte kërkuar listën e punonjësve shëndetësorë dhe nuk kishin kërkuar dëshmi se punonjësit shëndetësorë janë të licensuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Përjashtim bën, Komuna e Gjilanit, e cila përmes dosjes së tenderit kishte kërkuar pesë (5) mjekë të përgjithshëm, dy (2) stomatologë, pesëmbëdhjetë (15) infermierë, dy (2) teknik të dhëmbëve, etj., të gjithë të lincensuar./gazetametro.net