20-04-2024

Në Gjonaj të Hasit do të zbulohet busti i dëshmorit, Reshat Çoçaj

Në kontekstin e shënimit të festave të Nëntorit, në Qendrën Kulturore “Reshat Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të bëhet zbulimi i bustit të këtij dëshmori, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Manifestimi do të mbahet me më 24 nëntor në orën 11:00, në organizim të përbashkët të Qendrës Kulturore në Gjonaj, që mban emrin e dëshmorit dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në HAS.

Sipas njoftimit, projektin e ka financuar familja e dëshmorit.

Pjesëmarrës do të jenë përfaqësuesi të institucioneve qendrore e lokale, ndërsa do të shfaqet edhe një program artistik./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.