Komuna e Prizrenit shpërfill gjuhët e komuniteteve joshumicë
Komuna e Prizrenit nuk është duke i zbatuar dispozitat ligjore sa i përket publikimit të informatave dhe akteve komunale në gjuhët e komuniteteve joshumicë në ueb faqen e saj zyrtare.
Sipas një hulumtimi të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Komuna publikon njoftime e dokumente rregullisht në gjuhën shqipe, derisa ka mangësi në gjuhën serbe e atë turke, derisa gjuha boshnjake është inekzistente, ani pse është gjuhë zyrtare në nivel komunal, shkruan sot Koha Ditore.
Problemet në këtë aspekt janë konfirmuar të mërkurën në tryezën e KDI-së me temën “Respektimi i gjuhëve zyrtare dhe transparenca si e drejtë bazike për informim”, me ç’rast pjesëmarrësit dhe zyrtarët e lartë komunalë janë pajtuar se duhet të merren masa që kjo çështje të zgjidhet.
Almedin Fejza nga KDI ka përkujtuar se sipas Statutit të Komunës në Prizren gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe, serbe, boshnjake dhe turke. Mirëpo sipas tij ueb faqja ka rubrika vetëm në gjuhën shqipe, serbe, angleze dhe turke.