07-05-2024

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin në Malishevë të qendrës së banimit social me 40 apartamente

Pas përfundimit të të gjitha procedurave, sot është nënshkruar kontrata për ndërtimin e qendrës së banimit social në Malishevë, e cila do t’i ketë 40 banesa, të dedikuara për rastet sociale, të cilat e kanë problem strehimin. Marrëveshja është nënshkruar në mes të Komunës së Malishevës dhe operatorit ekonomik N.N. “Themeli”.

Qendra e banimit social, me 40 banesa dhe infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, do të kushtoj rreth 650 mijë euro dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komuna e Malishevës.

Bazuar në kontratën e nënshkruar, ky projekt duhet të kryhet brenda dy vjetësh, ndërsa punimet pritet të fillojnë nga java e ardhshme.

Asnjë koment

Comments are closed.