Komuna e Prizrenit suspendon 4 inspektorë nga sektori i ndërtimit
Këta inspektorë janë suspenduar nga komisioni disiplinor për shkak të neglizhencës në punë dhe gjetjeve në teren.
“Komisioni disiplinor gjatë javës ka suspenduar 4 inspektorë për shkak të neglizhencës në punë dhe për shkak të gjetjeve në terren. Deri te kjo masë ka ardhur nga mos raportimi i saktë nga terreni, konkretisht për gjendjen e objekteve në ndërtim e sipër.
Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ky veprim sanksionohet me masë të përkohshme të suspendimit”, thuhet në publikimin e Komunës.
Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Islam Thaçi tha për Kallxo.com se personat e suspenduar janë vetëm gjatë kohës që ky e drejton këtë drejtori.
“Po janë suspenduar sepse nuk e kanë kryer punën siç duhet, nuk kanë raportuar drejt nga terreni”, tha Thaçi.