Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, janë pritur në takim nga Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Gjatë takimit i janë prezantuam ministrit planet ndërsa janë informuar për angazhimet e qeverisë Komunale të Rahovecit.
Me këtë rast Latifi, Bytyqiti ka dorëzuar 7 kërkesa për investime në shkollat e Komunës së Rahovecit, duke filluar nga kërkesa për ndërtimin e objekteve të reja shkollore, kërkesa për meremetimin dhe riparimin e shkollave, kërkesa për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në shkolla, kërkesa për furnizimin e shkollave me pajisje laboratorike dhe mjete konkretizimi të tjera.
“Kryetari Latifi, nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka mare mbështetje në kërkesat duke premtuar se të gjitha kërkesat do të shqyrtohen dhe trajtohen në përputhje me mundësitë buxhetore që i ka dhe do t’i ketë Ministria e Arsimit, gjatë muajve dhe viteve të ardhshme”, thuhet në komunikatën e kësaj komune.
Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi po ashtu premtoi se së shpejti do ta vizitojë Komunën e Rahovecit për të parë nga afër të gjitha nevojat dhe kërkesat, me të cilat përballet Drejtoria Komunale e Arsimit dhe shkollat e Komunës.