Komuna e Sharrit (ish Dragashit) e dyta për performancë në Kosovë
Komuna e Sharrit (ish Dragashit) është renditur e dyta nga të gjitha komunat e Kosovës sa i përket performancës së treguar, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.
Në ambientet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, është bërë publikimi i raportit të performancës së treguar komunale për vitin 2017 dhe ndarja e shpërblimeve për komunat e Republikës së Kosovës.
Në njoftimin zyrtar, thuhet se raporti prezanton shkallën e performancës komunale, duke u bazuar në informacionet e grumbulluara për gjatë një viti dhe shqyrtimin e tyre përmes raporteve individuale të dërguara nga komunat.
“Raporti i performancës së komunave prezanton punën e komunave në ofrimin e shërbimeve nga kompetencat vetanake të komunave”, thuhet në njoftim.