27-04-2024

Një muaj paraburgim autorit të plagosjes së djeshme në Prizren

Departamenti për Krime të Rënda, që vepron në kuadër të Gjykatës Themelore (GJTH-së) të Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale B.D. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

Në njoftimin e zyrës për media të GJTH-së, thuhet se në ditën kritike, me 2 korrik 2018 i pandehuri dyshohet se me dashje vë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë, tenton ta privoj nga jeta personin tjetër për shkak të borxheve të mëhershme, ashtu që ndaj të dëmtuarit shkrep pesë herë me pistoletë të cilit i shkakton lëndime trupore , për çka i njëjti është trajtuar në Qendrën e Emergjencës në Spitalin e Prizrenit.

Policia rajonale në Prizren, një ditë më parë njoftoi se në mesditë në rrugën “Ali Hadri”  në lagjen Ortakoll, ka ndodhur një plagosje me armë./gazetaeprizrenit.net/

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.