Komuna e Suharekës ndërpret punimet në rrugët kryesore
Për shkak të qëndrimit të mërgimtarëve në kohën e pushimeve, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim për ndërprerjen e punimeve në akset kryesore rrugore në këtë komunë.
Kjo do të zgjasë deri më 20 gusht, ndërsa Muharremaj thekson se ky ka qenë edhe premtim i fushatës zgjedhore.