19-04-2024

Komuna e Suharekës përkrahë financiarisht qytetarët e prekur me Covid-19

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se Kuvendi i kësaj komune ka marrë vendim për përkrahje me mjete financiare qytetarët e prekur me Covid-19.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se çdo qytetarët e  prekur nga Covid-19 do të subvenciohen me nga 100€, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do subvencionohen me nga 200€.

Postimi i plotë i tij:

Sot Asambleja Komunale doli me vendim për përkrahje me mjete financiare për qytetarët e prekur nga Covid-19.

Me iniciativën e Grupit Parlamentar të PDK-së, e poashtu edhe me përkrahjen e asambleistëve tjerë, është aprovuar vendimi për ndarjen e mjeteve, ku çdo qytetarët e  prekur nga Covid-19 do të subvenciohen me nga 100€, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do subvencionohen me nga 200€, gjithmonë duke u bazuar në listat e pacientëve në testimet PCR të IKSHPK-së, dhe ky vendim do vlejë që nga dita e shpalljes së pandemisë e deri në përfundimin e saj sipas vendimeve të institucioneve shëndetësore.

Krahas shpenzimeve dhe humbjeve, kjo natyrisht se është simbolike, mirëpo mendoj se bashkë edhe këtë sfidë mund ta përballojmë dhe bashkëndjejmë me ju.

Për formën dhe mënyrë e aplikimit, do të njoftohen me kohë të gjithë qytetarët e prekur me Covid-19, sipas listës me testimet PCR të Institutit  Kombëtar të Shëndetësisë Publike

Të gjithë të prekurve nga Pandemia Covid 19 ju uroj shërim të plotë, ndërsa familjarëve që humbën më të dashurit e tyre,  ju shprehim ngushëllimet tona më sinqerta.

Bali Muharremaj

Asnjë koment

Comments are closed.