25-04-2024

Komuna e Suharekës shpallet zonë karantinë

Edhe Komuna e Suharekës është vendosur që të shpallet zonë në karantinë.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Suharekës Bali Muharremaj përmes një postimi.

Sipas tij, të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Suharekës, e kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (12 prill), deri në ora 17:00.

Muharremaj ka njoftuar se fshatrat Semetisht dhe Bllacë shpallen Vatra të përhapjes së Infeksionit.

Do të ndalohen hyrjet dhe daljet në këtë komunë dhe po ashtu ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 17:00 deri në orën 6:00. /GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Bali Muharremaj

Asnjë koment

Comments are closed.