Komuna zëvendëson drunjtë e dëmtuar dhe të vjedhur në Prizren
Komuna e Prizreni, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka filluar të bëjë zëvendësimin e drunjve të dëmtuar dhe atyre të vjedhur, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Njoftohet se janë evidentuar gjithsej 76 drunj të dëmtuar dhe 99 të tjerë të vjedhur.
Në njoftimin e Komunës, thuhet zëvendësimi i tyre po bëhet aktualisht në rrugët periferike të komunës, ndërsa sipas planifikimit, në sipërfaqet publike të qytetit drurët e rinj do të mbjellën deri para javës së fundit të muajit prill.
“Ftojmë qytetarët që të kenë bashkëpunim të përbashkët për parandalimin e dëmtimit apo vjedhjes së këtyre drurëve, duke na njoftuar për rastet e tilla në Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 19 200 apo në Viber dhe WhatsApp tek numri +383 45 119 200”, thuhet në njoftim. /GazetaePrizrenit.net/