06-05-2024

Komunave u lejohen investime në disa sektorë

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se bazuar në kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës, komunave iu është lejuar punimet në disa projekte në zhvillim e të cilat kanë nisur me herët, siç janë investimet kapitale, investime në infrastrukturë, ndërtimtari dhe mirëmbajtje së shërbimeve.

“Kryetarët e Komunave ditë më parë përmes AKK-së i kërkuan Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike që të bëhen ndryshime në disa kode në NACE dhe t’u lejohen aktivitetet komunale në fushën e investimeve infrastrukturore dhe të mirëmbajtjes por gjithnjë në kuadër të masave dhe standardeve të kërkuara nga IKSHP-ja në betëjën kundër pandemisë Covid-19”, thuhet në kumtesë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.