24-11-2024

Konfirmohen rastet e mjekimit nga gripi në spitalin e Prizrenit

Disa raste të personave me grip janë mjekuar në repartin infektiv të Spitalit në Prizren, por sipas zyrtarëve nuk ka pasur pacient të konfirmuar me rezultate pozitive për gripin sezonal H1N1, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas shefit të këtij reparti,  Dr.Beram Karanezit, ka pasur pacientë me simptoma të gripit, e njëri nga ta është konfirmuar me rezultate  pozitive të gripit sezonal, por ai tashmë është mirë dhe është liruar për në shtëpi, në gjendje të përmirësuar.

“Rastet tjera  janë mjekuar  ose në repartin infektiv ose ne mjekim shtëpiak me vizita specialistike kontrolluese dhe gjendja e tyre ka qenë  e mire”, ka thënë në përgjigjen për portalin “GazetaePrizrenit” ai, por pa përmendur ndonjë shifër për numrin e tyre.

Derisa tashmë në Prizren flitet për shtimin e numrit të personave me simptoma të gripit, zyrtarë komunal të Shëndetësisë kanë konfirmuar harxhimin e të gjitha vaksinave të parapara kundër tij, të cilat sigurohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHKP).

Numri i të vaksinuarve në Komunën e Prizrenit, për vitin e kaluar ka qenë rreth 6.000 persona. “GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.