19-05-2024

Prizren: Arrestohen tre të dyshuar për rrahjen ku pësuan dy persona  

Tre persona janë arrestuar në Prizren, për shkak të dyshimit të pjesëmarrjes në një incident të rrahjes, ku janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve është therur me thikë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Rasti i rrahjes ka ndodhur dy ditë më parë, një orë pas mesnatës në një kafiteri në rrugën e “Kukësit” në Prizren, në mes pesë personave meshkuj K/shqiptarë.

Sipas Policisë, gjatë rrahjes është përdorur dhe një mjet thikë. Si pasojë e rrahjes është i therur një person dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Njësiti policor ka arritur të identifikojë dhe të arrestojnë tre (3) dyshuar, të cilët  pas intervistimit në prani të avokateve mbrojtës me vendimin e prokurorit, dërgohen  në qendrën e mbajtjes./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.