Katër persona janë aarestuar në fshatin Banjë e Malishevës.
Aksioni u zhvillua të mërkurën më 8 shtator. Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjurkaj.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë – Gjakovë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për kapjen e personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë pa autorizim dhe krejt kjo në funksion të parandalimit të akteve kriminale dhe sigurinë sa ma të qëndrueshme të qytetarëve dhe pasurisë së tyre.
Në kuadër të veprimeve operative hetimore që ka kryer dhe po kryen policia, zyrtarët policor nga Stacioni policor në Malishevë kanë pranuar informata dhe tubuar të dhëna lidhur më ca persona në fshatin Banjë KK. Malishevë si të dyshuar që posedojnë armë zjarri pa leje përkatëse dhe më datë 08.09.2021 nga ora 19:00 ka kryer tre kontrolla të ndara të shtëpive dhe objekteve përcjellëse tek personat e dyshuar për armëmbajtje, dhe ka rezultuar më sukses duke konfiskuar dhe arrestuar personat:
– A.A.G i lindur 1990- sh/k
-Konfiskuar – Pushkë automatike M-47, cal.7.62 dhe dy karrikator
-Revole – Ekol Firat Compact
– A.L.E, lindur 2003 – sh/k
-Konfiskuar – revole me gas MA BY ATAC Arms, cal. 9 mm dhe 12 fishek më gas
– H.A.G. lindur 1965 –sh/k
-Konfiskuar – Pushkë gjyetie “Bokericë”
Krahas punës së shkëlqyer të zyrtarëve policor nga Stacioni policor – Malishevë, hetuesit Rajonal nga DRP-e Gjakovë në vazhdën e hetimeve për ca vepra tjera penale, kanë arritë të nxjerrin informata mbi posedimin dhe mbajtjen e armës nga i dyshuari dhe më pastaj arrestojnë:
– E.SH.H, lindur në vitin 1998 – sh/k
-Konfiskojnë – revole ZORAKI –M -906, një karikator dhe pesë (5) fishek
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për tu iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.