20-04-2024

Konfiskohen barna psikotrope në një autobus në kufirin Kosovë-Shqipëri

Policia ka njoftuar se në pikën kufitare në Vërmicë afër Prizrenit janë sekuestruar një paketim me 580 pako barna Stilnox-Zolpidem 10 mg (të ndaluara si barna psikotrope), shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Rezultate imazhesh për Stilnox-Zolpidem

Kjo ka ndodhur gjatë kontrollimit të një autobusi, kur në bagazh janë gjetur këto barna.

“I dyshuari, shoferi i autobusit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.