Konfiskohen dy pistoleta në Velezhë të Prizrenit
Dy pistoleta janë konfiskuar mbrëmë në fshatin Velezhë të Prizrenit, pas ndalimi të një automjeti gjatë patrullimit nga policia, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se rreth orës 22:00, në një pikë kontrolli në fshatin Velezhë, një patrullë policore e ka ndaluar një automjet të llojit ” D. Chrysler” dhe gjatë kontrollit të automjetit dhe personave janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta të llojit M57 të kalibrit 7.62mm; njëra me 9 dhe tjetra me tetë fishekë”.
Sipas raportit policor, dy të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet sipas procedurës së rregullt ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.