24-09-2024

Konfiskohet mbi 1 kg e gjysmë dro*gë në Gjakovë, arrestohet një person

Policia Rajonale në Gjakovë ka kapur mbi 1 kilogramë drogë gjatë patrullimeve të hënën në mbrëmje, në qytetin e Gjakovës. Kontrolli i një veture rezultoi me sekuestrimin e drogës dhe arrestimin e personit të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, në veturën e shoferit të dyshuar është gjetur dhe sekuestruar mbi 1 kg e gjysmë substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ndërsa Policia ka kryer procedurat e tjera të nevojshme.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit, ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Asnjë koment

Comments are closed.