12-12-2024

Konfiskohet një armë me të cilën u qëllua në aheng

Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë një armë të zjarrit e cila është përdorur nga i dyshuari, të cilën e ka përdorur gjatë një ahengu familjar me 14 korrik 2019, duke kryer veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
Policia ka njoftuar se arma e sekuestruar është pistoletë Stoeger Cougar 8000F, një karikator dhe 42 fishekë të kalibër 9 mm’, ku i dyshuari ka poseduar lejen përkatëse për armë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Krimteknikës, të cilët e kanë sekuestruar armën e dyshimtë.

Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori i Shtetit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt hetimore./ GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.