24-11-2024

“Konflikti” mes Pejës e Rahovecit bartet në Kuvendin e FBK-së

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), është duke e mbajtur Kuvendin e rregullt të Punës. Kuvendi nisi qetë të shtunën në mëngjes, duke u miratuar tri pikat e para, por më pas në një fjalim të përfaqësuesit të Pejës, reagoi ai i Rahovecit, njofton KP-ja.

Në fakt, këto dy klube kanë prishur marrëdhëniet që prej “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll, ku Rahoveci ishte organizator, ndërkohë Peja e fitoi turneun.

Fyerjet vazhduan edhe pas këtij turneu, ndërkohë Peja bëri të ditur se disa autobusë të saj janë sulmuar në Rahovec.

E të shtunën në Kuvend, pasi përfaqësuesi i Pejës, Art Gashi u ankua se vendimet e u.d. të Komesarit të Garave, Faton Kurshumlia, janë të padrejta, përfaqësuesi i Rahovecit, Bekim Hoxha, ndërhyri duke thënë se ato do të duhej të ishin më të rënda.

Kjo mjaftoi që situata në Kuvend të tensionohet.

Asnjë koment

Comments are closed.