Kongresi Amerikan me rezolutë për vëllezërit Bytyçi dhe dekorata nga Thaçi
Komisioni për Punë të Jashtme i Kongresit Amerikan ka miratuar një Rezolutë që dënon dhe denoncon ekzekutimin e vëllezërve Bytyçi, në vitin 1999, në Serbi.
Hashim Thaçi, president i Kosovës, për trimërinë dhe sakrificën e vëllezërve Bytyçi, i dekoroi ata me urdhërin “Heroi i Kosovës.
“Për trimërinë dhe sakrificën e tyre gjatë luftës, si dhe për kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ditë më parë, me urdhrin ‘Heroi i Kosovës’ i kam dekoruar tre vëllezërit Bytyçi, Yllin, Mehmetin dhe Agronin”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë heronj të përbashkët, të cilët kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën e tyre për vlerat dhe idealet e njëjta”, ka shkruar ai./kona.net/