Konifiskohet arsenal luftarak në Suharekë

Pas një operacioni për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve, Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin Sh. K.

Sipas njoftimit, me urdhër të Gjykatës Themelore të Prizrenit policia ka kryer basitsje në shtëpinë e të dyshuarit, në fshatin Budakovë të Suharekës ku janë gjetur dhe sekuestruar 3 pushkë, një pistoletë dhe rreth 50 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe janë sekuestruar: Një pushkë automatike ,, AK 47”, tre karikator të së njëjtës pushkë; Një pushkamitralez me dy karikator; Një pushkë M 48; Një pistoletë me një karikator; 27 Fishek të kalibër 7.65.mm, 22 fishek të kalibër 7.62.mm”, thuhet në komunikatë.

Më tej në njoftimin e PK-së thuhet se ata kanë hasur edhe në tytë vazhduese të pushkamitralezit si dhe paisje për pastrimin e armëve.Me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.