19-05-2024

Konjufca: Bëmë kompromis dhe lejuam LDK’në të zgjedhë e para, ata zgjodhën pikërisht MPB’në

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme në negociatat për koalicionin qeverisës ndërmjet LDK-së dhe VV-së.

Në emisionin Pressing të T7, Konjufca u shpreh se Vetëvendosje i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së LDK-së në mënyrë që Lidhja Demokratike e Kosovës të zgjedhë e para pozitën ministrore të cilën e dëshiron.

“Isa Mustafa e kërkoi një favor; kërkoi që LDK-ja të zgjedhte e para Ministrinë. Dhe, e dini se cilën ministri e zgjodhi, Ministrinë e Punëve të Brendshme”, deklaroi Konjufca.

Ai tha se Isa Mustafa ka kushtëzuar Vetëvendosjen me pozitën e Presidentit.

“Marrëveshja për koalicion nuk u lidh sepse Lidhja Demokratike e Kosovës e kushtëzoi marrëveshjen me pozitën e Presidentit”, është shprehur Konjufca në Pressing. “Isa Mustafa ka thënë se pozita e Presidentit të Kosovës duhet t’i takojë LDK-së dhe se kjo është e panegociuar”. /Insajderi.com

Asnjë koment

Comments are closed.