26-04-2024

Kontrabandim me mallra në Prizren, shoqërohet në polici i dyshuari

Një rast i kontrabandimit  me mallra është raportuar në lagjen “Dardania” të Prizrenit.

Policia ka njoftuar se një persin është shoqëruar në polici, pasi i janë gjetur mallra të kontrabanduara, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Me 12.08.2020  nga njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është arritur të identifikohet i dyshuari mashkull kosovar i cili është shoqëruar në polici ndërsa gjatë kontrollit në pronën e tij i janë gjetur dhe konfiskuar mallra të ndryshme të kontrabanduar”, thuhet në raportin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta e Prizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.