28-11-2024

Kontrata e pajisjeve mbrojtëse në Prizren, Shehu negocimin e ka bërë Zyra e Prokurimit

Visar Shehu, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit është deklaruar rreth kontratës për blerjen e pajisjeve mbrojtëse, për të cilat opozita ka këekuar hetime.

Sipas tij, të gjitha procedurat i kanë specifikat e veta dhe se ato mund të dallojnë nga prokurimet e realizuara në komunat tjera.

“Ka maska me centë, e pastaj me euro apo edhe me 31 euro që janë shumëpërdorimëshe , mirëpo që janë me njësi matëse me pako dhe jo me copë. Ka tesha mbrojtëse për COVID që janë njëpërdorimshëm, por ka edhe të tilla që janë shumëpërdorimëshe, prandaj nuk e kanë çmimin e njëjtë. Secila në kontratë e ka specifikën e vet, bazuar në standarde përkatëse ndërkombëtare”, ka thënë Shehu për KOHA.

Sipas tj, në këtë rast DSH-ja ka qenë vetëm njësi kërkuese derisa”negocimin e ka bërë Zyra e Prokurimit “.

Kontrata e nënshkruar nga Komuna e Prizrenit për furnizim me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi ka ngjallur dyshime për shkak të çmimeve të blerjes së disa produkteve.

Për këtë prokurim është zbatuar procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë për shkak të situatës me pandeminë COVID-19. Çmimet që figurojnë në këtë kontratë, që është publikuar në ueb faqen e Komunës së Prizrenit, nga opozitarët janë cilësuar si skandaloze. Sipas tyre, me këtë aktivitet të prokurimit janë blerë maska e pajisje tjera me çmime më të larta sesa ato të tregut./KOHA/

“Çmimet në qiell” në kohë pandemie, Komuna e Prizrenit paguan 14 euro për litër për dezinfektues, dhe 31 euro për maska

Asnjë koment

Comments are closed.