29-04-2024

Kontratë 3-mujore për transportin e mësimdhënësve në Prizren

Organet komunale të Prizrenit janë pajtuar me një gjë të tillë, por në të njëjtën kohë pohuar për gazetën se kanë marrë masa adekuate në përputhje me ligjin që mësimdhënësit të mos mbesin pa transport.

Zyrtarët komunalë kanë bërë të ditur se javë më parë kanë nënshkruar një kontratë të përkohshme për transportin e mësimdhënësve dhe të punësuarve në administratën e Prizrenit. Kohëzgjatja maksimale e kësaj kontrate, sipas zyrtarëve lokalë, është 3 muaj, shkruan sot Koha Ditore.

Ky veprim, sipas tyre, është ndërmarrë me qëllim të ofrimit të transportit për mësimdhënësit, derisa të përmbyllet prokurimi bazë për transportin e mësimdhënësve dhe të punësuarve në administratën lokale, që aktualisht është në procedurë të rivlerësimit.

Shefi i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit, Isa Osmankaj, ka theksuar se prokurimi për kontratën bazë për transportin e mësimdhënësve dhe të punësuarve në administratën lokale ende nuk është përmbyllur, shkaku i ankesave të operatorëve në OSHP. Sipas tij, duke qenë se kontrata e deritanishme për këtë shërbim ka skaduar, me kërkesë të Drejtorisë së Arsimit është aplikuar procedura e negociuar për lidhjen e kontratës njëburimore, në mënyrë që gjatë kësaj periudhe mësimdhënësit mos të mbesin pa transport.

Asnjë koment

Comments are closed.