10-11-2024

Kontrollimi për një rast penal, zbulon narkotikë në shtëpinë e një prizrenasi

Kontrollimët për një rast që ka të bëjë me organet e drejtësisë, në shtëpinë e një prizrenasi kanë zbuluar se bëhet fjalë edhe posedim të narkotikëve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollimit në shtëpinë e një të dyshuari lidhur me një rast penal janë gjetur dhe konfiskuar një peshore dhe disa paketime të ndryshme të substancave narkotike të llojit marihuanë.

Në raport, nuk jepen të dhëna rreth identitetit, ndërsa rasti ka ndodhur në Rr. Fetah Gega në Prizren.

Sipas policisë, i dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.

Asnjë koment

Comments are closed.