23-11-2024

Koronavirusi: 53 raste të reja në Kosovë, asnjë nga Prizreni

Sot janë regjistruar edhe 53 raste të reja me koronavirus në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe shtatë të shëruar ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Prej tyre nuk ka asnjë rast nga komuna e Prizrenit, ndëra sa i përket rajonit tri raste janë nga Rahoveci, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Sot në vend janë testuar 313 mostra, por nuk është njoftuar nëse ka pasur edhe nga Prizreni.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 18 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Stanovc i epërm, 4 raste Vushtrri, 1 rast Gllavotin, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prishtinës 18 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Prishtinë), komuna e Istogut 11 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Shushicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Fushë Kosovë,  Skifteraj-Viti dhe Pejë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë testuar 18247 persona. Prej tyre 1437 raste kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. 928 persona janë shëruar, ndërsa 32 kanë vdekur. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.