Parullat vulgare anti-serbe të tifozëve të Dinamo Zagreb shkaktojnë zemërim të gjerë

Indinjatë e gjerë është reflektuar pas publikimit të disa fotove të tifozëve të skuadrës kroate të Dinamo Zagreb me një banderolë me slogane anti-serbe dhe simbole të Lëvizjes Ustashe pro-naziste të kohës së Luftës II Botërore.

“Më keq se kaq nuk ka”, shkroi në Twitter të premten opinionisti Dario Brentin, i Universitetit të Graz në Austri, gjithashtu një ekspert mbi sportin dhe nacionalizmin në Kroaci.

Banderola kishte referenca të rënda vulgare, dhune dhe abuzimi seksual ndaj qytetarëve të Serbisë si dhe mbante simbole të Lëvizjes fashiste Ustashe të Luftës së Dytë Botërore.

Forcat Kroate të Mbrojtjes përdorin sloganin ustash “Za dom spremni” (“Gati për atdhe”) si sloganin e tyre zyrtar dhe në stemën e tyre të armëve.

Fotografia raportohet se është bërë në Zagreb nga Nikola Solic i cili e postoi në Facebook të enjten në mbrëmje. Sipas Solic tifozët e Dinamos së Zagrebit brohorisnin “Vrit, vrit”.

Boris Milosevic, deputet kroat dhe president i organizatës më të madhe që përfaqëson pakicën serbe të Kroacisë, dënoi incidentit.

“Kjo është e frikshme dhe shqetësuese për të gjithë, jo vetëm për serbët. Është e trishtueshme të shohësh të rinj në Zagreb të mbushur me kaq urrejtje, që shkruajnë mesazhe kaq të neveritshme”, tha Milosevic. /TCH