26-04-2024

Koronavirusi: 183 të infektuar në Kosovë, në Prizren sot më pak raste

Sot, më 07 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 365 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 195 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, ndonëse edhe sot ka raste të reja, krahasuar me dje numri i tyre ka rënë për tri, pas janë 4 raste, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Derisa komuna e Rahovecit ka dy raste, me nga një rast janë Dragashi dhe Malisheva.

Numri total i rasteve pozitive 3.886 raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Rastet tjera pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komuna: Zubin Potok.

Sot janë shëruar 57 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.003 raste, kurse raste aktive 1.801.

“Të nderuar qytetarë!
Virusi është kudo! Ju lutemi pëmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

“Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët. Së bashku ia dalim!”. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.