Gjatë ditës së sotme, janë kryer 32 testime të reja ndaj Covid-19 në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren. Një gjë të tillë na e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu.
Ndryshe, këtyre testimeve i janë nënshtruar persona të dyshuar për kontakte me të infektuarit e ditëve të fundit nga komunat e Rajonit të Prizrenit.
Rezultatet e këtyre testimeve do të publikohen si zakonisht tashmë rreth orës 22:00 të mbrëmjës./tvprizreni.info/