22-11-2024

Koronavirusi: 4 nxënës dhe 15 mësimdhënës rezultojnë të infektuar në Prizren

Sot, në Prizren është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, pjesë e të cilit janë sektorët më të rëndësishme të qytetit, përfshirë komunën, pastaj policinë, shëndetësinë, shoqërinë civile dhe përfaqësues fetarë.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për gjendjen nga pandemia. Në këtë kontekst, njoftohet se drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, duke folur rreth menaxhimit të COVID-19 në shkolla ka njoftuar se nga 600 teste sa janë kryer, 4 nxënës dhe 15 mësimdhënës janë testuar pozitiv me Covid, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas saj, të gjitha shkollat janë dezinfektuar me kohë dhe janë furnizuar me mjete të nevojshme.

Ndërkaq, duke folur për gjendjen aktuale të pandemisë, kryetari Haskuka theksoi se në Komunën e Prizrenit gjatë dy javëve të fundit janë regjistruar 78 raste pozitive me Covid-19, si rezultat i rritjes së infektimeve në mbarë Kosovën, por shprehu se Prizreni është qyteti me numrin më të ulët të rasteve në krahasim me komunat tjera. Ai po ashtu bëri të ditur se nga fillimi i muajit tetor, Komuna e Prizrenit ka filluar me kryerjen e testeve serologjike në “QMF 1”, dhe deri më tani janë kryer 1182 teste, 231 nga të cilët kanë dalur pozitiv.

Drejtori i Spitalit regjional të Prizrenit, Afrim Avdaj deklaroi se që nga fillimi i pandemisë janë ofruar të gjitha shërbimet sipas vendimeve dhe rekomandimeve të qeverisë, MSH-së, IKSHP-së, e SHSKUK-së, varësisht nga situata e krijuar nga COVID-19.

Lexo edhe;

Skandalet në arsimin prizrenas, ish-zv.drejtorët e shkollave marrin paga pa punuar

Asnjë koment

Comments are closed.