Sot më 09 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 177 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar tetë (8) raste.
Ndërkaq, Prizreni edhe sot ka vazhduar trendin pozitiv sa i përket rasteve të infektuara.
Kështu për të tretën ditë radhazi, as sonte nuk është konfirmuar asnjë person i infektuar, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Megjithëse përfaqësues të Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe të Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, kanë njoftuar se sot nuk janë marrë mostra për analiza ndaj Covid-19 në këtë komunë, raste të reja nuk ka pasur as në komunat tjera të rajonit.
Njoftohet se testime nga komuna e Prizrenit nuk do të ketë as nesër.
Sot janë shëruar 31 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruar deri më sot është gjithsej 653 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 09 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.734 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 880 raste, me 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. /GazetaePrizrenit.net