26-11-2024

Koronavirusi: Kosova merr ndihmë prej 1.1 milion eurosh nga SHBA’ja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndihmuar me 1.1 milion euro Kosovën në luftën ndaj koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit të Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media.

“Sot, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e informoi Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj të fundit nga Departamentit i Shtetit, deklaruar nga Sekretari Mike Pompeo se ShBA-të kanë ndarë 1.1 milion euro për luftimin e virusit COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Më herët gjatë ditës, qeveria amerikane njofton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndarë 274 milionë dollarë për 64 shtete të botës që janë më të prekura nga koronavirusi COVID-19.

Dje, Bashkimi Evropian ia ka ndarë Kosovës 68 milionë euro për pandeminë Covid-19.

“Ky është edhe një lajm tjetër shumë i mirë për qytetarët e vendit tonë, ngase pardje nga Bashkimi Evropian siguruam 68 milionë euro dhe se përkushtimi i Qeverisë është në nivelin e duhur për t’u përballur me këtë pandemi”, thuhet në komunikatë.

Asnjë koment

Comments are closed.