19-04-2024

Turqi, 12 lokalitete në karantinë për shkak të koronavirusit

Autoritetet turke kanë vendosur dymbëdhjetë lokalitete nën karantinë, një masë e re në këtë vend dhe që synon të kufizojë përhapjen e pandemisë së koronavirusit të ri, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu.

“Gjithsej dymbëdhjetë qytete dhe fshatra janë karantinuar”, tha ai.

Soylu konfirmoi se pesë lokalitetet janë në verilindje të Turqisë, por pa dhënë sqarime të më

“Pikat e hyrjes në këto lokalitete do të monitorohen dhe asnjë hyrje apo dalje nuk do të lejohet”, njoftoi nëpërmjet një deklarate Agjencia rajonale e Shëndetit, duke shtuar se banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi, përveçse në raste urgjente.

Përveç kësaj, autoritetet do të hartojnë listën e banorëve të pesë lokaliteteve që paraqesin simptoma, si kollë apo ethe, në mënyrë që të kryejnë teste për COVID-19.

Asnjë koment

Comments are closed.