Nis Peticioni që rruga Prizren–Tetovë të emërtohet “Ekrem Rexha – Komandant Drini”
Familja Rexha ka iniciuar një peticion publik për emërtimin e rrugës Prizren–Tetovë me emrin e heroit Ekrem Rexha, i njohur si Komandant Drini.
Sipas nismës, ky projekt infrastrukturor ishte ideuar dhe propozuar vite më parë nga Komandant Drini, ndërsa tash, me fillimin e realizimit të tij, kërkohet që kontributi i tij të njihet dhe të përkujtohet përmes emërtimit të rrugës me emrin e tij. Familja Rexha u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin këtë nismë duke nënshkruar peticionin online.

Peticionin mund ta nënshkruani në këtë lidhje:


