31-05-2020

Koronavirusi në Rahovec, sot testohen shtatë familjarë të rastit të mbrëmshëm

29 banorë të komunës së Rahovecit janë konfirmuar deri më tani me COVID-19. Rasti i fundit në këtë komunë u shënua mbrëmjen e së martës. Kryetari i Rahovecit në një lidhje direkte për Gazetën Express tha se sot do të testohen shtatë persona

Shtatë familjarë të gruas e cila u konfirmua me koronavirus të martën, do të testohen sot.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë për Express se situata në komunën që ai udhëheq është stabile.

“Mbrëmë e patëm një rast të konfirmuar me COVID-19, pacientja është e moshës së re. Ka pasur edhe disa probleme tjera shëndetësore dhe kur ia kanë bërë testin, ka dalë pozitiv. Gjatë ditës së sotme i kemi marrë mostrat e familjarëve, 7 familjarë do të testohen”, tha Latifi.

Latifi shtoi se të martën janë shëruar 5 banorë të Rahovecit të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19.

“Vetëm dje kanë qenë 5 qytetarë të shëruar nga COVID-19, deri më tani i kemi 12 raste aktive, 2 pacientë të hemodializës kanë vdekur, të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, shtoi Latifi.

Asnjë koment

Comments are closed.