25-11-2024

Koronavirusi: Në Spitalin e Prizrenit dhoma të izoluara në repartin Infektiv

Në  Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren,  janë  marrë  masat për Monitorimin e situatës dhe reagim për Coronavirus, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Referuar përgjigjes për portalin “Gazeta e Prizrenit”,  të Zyrës së komunikimit pranë spitalit,  del se në këtë kontekst është  formuar Grupi  i veçantë  i mjekëve dhe infermiereve për reagim të  menjëhershëm.

Në kuadër të masave po ashtu janë  caktuar  6 dhoma të  izoluara në  repartin e Infektives me 12 shtretër, me hyrje-dalje të  veçantë.

Në  rast nevoje është  në  dispozicion reparti i Infektivës me kapacitet 33 shtretër, 5 mjekë  specialistë infektologë  dhe 11 infermierë-e. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.