24-04-2024

Koronavirusi: Nga 27 rastet e sotme, asnjë nga Prizreni

Nga Prizreni e as nga komunat përreth nuk raportohet asnjë rast. Kjo është dita e tretë pa të infektuar të rinj në komunën e Prizrenit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Rastet tjera pozitive janë raste kontakti nga: 14 nga komuna e Vushtrrisë , 5 nga komuna e Podujevës, 5 raste nga Fushë Kosova, dhe 3 raste raportohet në komunën e Mitrovicës.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbani mit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol).

Nga data 08 shkurt deri më 01 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.140 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.110 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 01 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6.321.045 raste të COVID-19 dhe 375.647 raste të vdekjes.

Asnjë koment

Comments are closed.