23-11-2024

Koronavirusi: Nga 62 raste të reja, 4 nga komuna e Prizrenit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 62 raste të reja me koronavirus në vend.

Prej tyre 4 rast janë nga komuna e Prizrenit, ndërsa për të infektuar raportohet edhe nga komunat e rajonit tonë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna Lipjanit 2 raste, komuna e Mamushës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti”, ka njoftuar IKSHPK.

Numri i të infektuarve me koronavirus në nivel vendi ka shkuar në 2.494.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 205 mostra, prej të cilave 62 kanë rezultuar pozitive. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.