Koronavirusi: Paraqiten rastet e para edhe në komunën e Dragashit

Harta e të prekurve me virusin Covid-19 sot është zgjeruar edhe në komunën e Dragashit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Pas analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), doli se nga kjo pjesë janë dy rastet e para me koronavirus.

Njëri nga infektuarit është nga fshati Zaplluzhë dhe një tjetër në fshatin Plavë. / GazetaePrizrenit.net