24-11-2024

Koronavirusi preku 12 mjekë në institucione shëndetësore, katër jashtë tyre

Zëdhënësi për media në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka bërë të ditur numrin e punëtorëve shëndetësorë që janë të prekur me Covid-19 në Kosovë.

Sipas tij, 12 mjekë janë prekur me Covid-19 në institucione shëndetësore, 4 mjekë janë sëmurë jashtë institucioneve shëndetësore.

Ai këto i bëri të ditur me anë të një grafikoni të publikuar në rrjetin social Facebook, ku më tej del se 16 infermiere janë prekur në institucion shëndetësor dhe 2 jashtë institucioneve shëndetësore.

Asnjë koment

Comments are closed.