25-04-2024

“LDK e ka një kandidate për kryeministër, ajo është Vjosa Osmani”

Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli ka thënë se partia e tij e kanë një kandidat për kryeministër të vendit, dhe ajo është Vjosa Osmani.

Sipas tij, Osmani përfaqëson zërin e qytetarëve.

“A u dëgju zëri i kandidatës tonë për kryeministre, mendoj që kjo mënyrë e veprimit nuk na avancon neve si LDK, por më e rëndësishme është gjendja në të cilën jemi ne si Kosovë. LDK e ka një kandidat për kryeministër, është Vjosa. Në këto raste ne nuk kemi çka të veprojmë përtej asaj, por sidoqoftë Vjosa Osmani përfaqëson zërin e qytetarëve”, ka thënë ai në T7, transmeton Indeksonline.

Avdyli ka thënë se ka lobuar, dhe ka punuar që koalicion LDK-VV të funksionojë.

“Kam punuar në këtë koalicion, punova që të ndodhte”, ka theksuar tutje ai.

Asnjë koment

Comments are closed.