Koronavirusi: Rikthehen rastet, nga 10 të infektuarit, sot një nga Prizren
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sapo ka publikuar rezultatet e fundit rreth koronavirusit në Kosovë.
Për dallim nga dy ditët paraprake, kur nuk la pasur raste të infektuar, sot është një rast, shkruan Gazeta e Prizrenit.
I infektuari është nga fshati Randobravë e Prizrenit.
Rastet tjera: Nga 236 mostra të marra nga Klinika Infektive, janë konfirmuar 10 raste të reja me koronavirus: komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Vushtrri), komuna e Ferizajit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ferizaj dhe 1 rast Rahovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë.
Sot, më 15 maj 2020, është shëruar edhe 1 pacient derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 691 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 15 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 11.178 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 955 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome, thuhet në njoftimin e sapo publikuar nga IKSHPK.