Nis prodhimi i maskave që ndriçojnë nëse përdoruesi i tyre ka koronavirusin

Maska që japin një ndriçim floureshent nëse personi që është duke i përdorur ka koronavirus po zhvillohen dhe pritet që të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së Covid-19.

Kërkuesit nga MIT dhe Harvard po punojnë për të adaptuar një teknologji që u zhvillua fillimisht në 2016 për të zbuluar në mënyrë të lehtë dhe jo shumë të shtrenjtë shenja të virusit Zika.

Shkencëtarët po ndërtojnë sensorë në përbërje të maskave të cilët mund të lëshojnë një shkëlqim, që është shumë i zbehtë për t’u parë me sy të lirë, por mund të zbulohet nga një skaner.

Ekipi i studiuesve nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts thonë se kjo metodë mund t’u krijojë mundësinë zyrtarëve në aeroporte, stacione treni, zyra dhe spitale që të zbulojnë shpejt persona të infektuar me virusin korona.

Studiuesi kryesor Jim Collins është shprehur se kjo metodë do të ishte i dobishëm si një alternativë më e besueshme për kontrollet e temperaturës tashmë në përdorim në disa vende publike, si terminalet e aeroportit.