25-04-2024

Koronavirusi shemb përtokë trafikantin e njohur të drogës

Një trafikant britanik u shemb përtokë në burg. Ai mendohet se është prekur nga koronavirusi, shkruan Daily Mail.

Mark Rumble, 31 vjeç, akuzohet për trafik droge të klasit A. Ai ishte burgosur në Tajlandë, por u ekstradua drejt Anglisë. Autoritetet e burgjeve në Tajlandë thanë se ai është në gjendje që të udhëtojë.

Megjithatë kur mbërriti në Angli, ai u shemb në qelinë e tij. Autoritetet kanë kërkuar shpjegime nga Tajlanda pas ekstradimit dhe kanë nisur të skanojnë të burgosurit e tjerë.
Tajlanda u bë i pari vend pas Kinës që prekej nga koronavirusi. Ndërkohë sëmundja i ka marrë jetën mbi 1100 personave.
Koronavirusi shemb përtokë trafikantin e njohur të drogës

Asnjë koment

Comments are closed.